Gjenden 74 kg kanabis në makinën e shqiptarit që theu traun e policisë

428
Sigal

JANINE – Policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 74 kg kanabis sativa në automjetin që theu ditën e djeshme traun e poloicisë greke në Kakavijë, duke tentuar t’i shmangej kontrollit të policisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave në automjetin tip fuoristradë të braktisur nga drejtuesi, u gjet e fshehur një sasi prej 74 kg kanabis sativa. Ndërkaq drejtuesi i mjetit, një 32 vjeçar nga Gjirokastra, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka braktisur mjetin duke u arratisur ndërsa është shpallur në kërkim nga policia. Ditën e djeshme, 32 vjeçari gjirokastrit, theu traun e policisë në pikën kufitare në Kakavijë dhe braktisi makinën. Ndërkohë policia greke po punon për kapjen e gjirokastritit të arratisur