Gazeta Telegraf/ Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri 27-vjeçari që grumbullonte qumështin e zonës

459
Sigal

Një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së sotëm (27 shtator) në vendin e quajtur Argjinatura e Bentit, dhe sipas informacioneve të para viktima ka qenë bashkë me një person tjetër me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës së Torovicës.

Ndërkohë flitet edhe për një person të plagosur. Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një tentativë grabitje, pasi viktima tre vite më parë ka rënë pre e grabitjes po në të njëjtën zonë. Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë. Nuk dihet identiteti i viktimës dhe i personit që e shoqëronte. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.