FOTO/ Kontrolli rutinë i policisë, shqiptarit i kapet 700 mijë euro drogë në makinë

Një kontroll rutinë i policisë italiane në zonën e Peskarës ka çuar në pranga një shqiptar 37-vjeçar dhe një italiane 21 vjeç, pasi në makinën e tyre është gjetur drogë, me vlerë tregu midis 500 e 700 mijë euro.

Makina e tyre, ‘Ford Kuga’, me xhama të errët, është ndaluar nga policia rrugore, e cila bën kontrolle për të parë nëse shoferët kanë abuzuar me alkool apo drogë. Brenda makinës, të marrë me qira, është gjetur një ngarkesë marijuane, e cila me shumë mundësi ka qenë e sapoardhur me gomone, pasi pakot ishin të lagura me ujë deti.

Vajza, L. C., nga Monza, deklaroi se nuk kishte dijeni për drogën në makinë, ndërsa shqiptari A. S., rezident në provincën e Milanos, nuk dha asnjë përgjigje para policëve në burgun e Chietit, ku po mbahen aktualisht.