Vrasja e Kostandin Kaçifas, Tirana i dorëzon sot pasdite notë proteste Athinës

568
Sigal

Ministria e Jashtme e Shqipërisë do të dorëzojë një notë proteste lidhur me vrasjen e Kostandin Kaçifës.

Ambasadorja e Shqiperise, Adriana Hobdari do të shkojë pasditen e të hënës në selinë e Ministrisë së Jashtme greke për të dorëzuar këtë notë proteste

Forcohen masat e sigurise rreth ambasades shqiptare

Ndërkohë policia ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë.

Masat po zbatohen në ambasadën shqiptare në Athinë dhe konsullatat në Selanik dhe në Janinë. Kjo me qëllim parandalimin e ndonjë reagimi të mundshëm pas vrasjes së ndodhur dje në Bularat.

Reagimi i Athines

Dje Ministria e Jashtme greke duke kërkuar prej Shqipërisë sqarime rreth ngjarjes në Bularat e quajti të papranueshëm faktin që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore. Madje nënvizoi se pas zbardhjes së rrethanave do të bëhen dhe veprimet e nevojshme. Nga ana e saj ministria e Jashtme shqiptare e quajti të pajustifikueshëm dhe zhgënjyes reagimin e diplomacisë fqinje.