Fier, dënohet me 25 vite burg vrasësi i administratorit të pallatit

61
FIER – Vrau fqinjin 62-vjeçar për taksën 1000 lekë të ashensorit, dënohet me 25 vite burg Oltjon Toro nga Fieri (ne foto). Vrasja për konfliktin banal ka ndodhur korrikun e tre viteve më parë ku i vdekur mbeti Nasim Merja dhe u plagos bashkëshortja e tij.
Toro tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit, por për të arritur në dënimin e tij prokurorisë i është dashur plot 3 vite.
Ky dënimin është dhënë për Toron dhe 2 vite më parë, por Gjykata e Apelit në Vlorë e rrëzoi me pretendimin e ekspertizës psikoligjore për të pandehurin. Pas kësaj ekspertize Toro ka rezultuar i shëndetshëm e për pasojë ndaj tij ka mbetur i njëjti dënimin i dhënë më parë.