Fier, burri përplas gruan në tokë pas një sherri, vdes 19-vjeçarja

425
Një sherr i momentit mes dy bashkëshortësh ka përfunduar në tragjedi. Një 22-vjeçare me iniciale F.SH ka humbur jetën pasi ka përplasur kokën në tokë. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Levan të Fierit.
Burimet thonë se ajo ka debatuar me bashkëshortin. 22-vjeçari Thoma Hajdini në sherr e sipër e ka shtyrë të shoqen, ndërsa ajo ka rënë në tokë duke përplasur kokën.
Mësohet se 19-vjeçarja ka pasur hematomë në kokë, çka dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Policia pritet të hetojë mbi ngjarjen, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore pritet të tregojë shkaqet e vdekjes së gruas së re
Sigal