Emri i vajzës 7 vjeçare që zhduket në Tiranë

608
Sigal

Një vajzë 7 vjeçe është zhdukur në Tiranë që nga pasditja e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonë e Kombinatit në kryeqytet.

Mësohet se vajza 7 vjeçe ka dalë pasdite për të luajtur me shoqet e saj dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.

Këta të fundit kanë bërë denoncimin dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Njoftimi i bërë:

URGJENTE! Vajza që shihni në foto quhet Melisa Jashari, 7vjeç. Familja ka humbur kontaktet me të që prej drekës.

Prinderit i jane drejtuar policisë dhe medias për ti kërkuar ndihmë. Nëse e keni parë, ju lutem na shkruani!

Sa më shumë të shpërndani njoftimin aq më shumë rriten mundësitë për ta gjetur.

Aktivizimi Rom dhe Egjiptian.