EMRI/ Arratiset nga Gjykata e Vlorës i arrestuari për ‘rrëmbim personi’

976
Sigal

Një i arrestuar për rrëmbim personi është arratisur nga ambientet e paraburgimit në Gjykatën e Vlorës.

Mësohet se personi që ka arritur t’i ikë forcave të policisë është shtetasi Mikel Kasa.

28-vjecari ka arritur të arratiset me vrap nga ambientet e gjykatës pak pasi u njoh me vendimin e trupit gjykues për dënimin e tij me 5 vite burg për akuzën e ‘rrëmbimit të personit’.

Burimet e mbrëndshme bëjn me dije se ai ka ikur vetë dhe nuk është ndihmuar nga persona të tjerë.

Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij. Forca policie vijojnë kërkimet për kapjen e tij.