EMRAT/ Shkatërrohet banda e trafikantëve të kokainës në Durrës, mes tyre një femër (Video)

523
Policia e Shtetit ka goditur një tjerë rast droge duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Segmenti” në qytetin e Durrësit.
Të arrestuar janë: Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak; Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher; vlera monetare në lekë dhe Euro; 4 aparatë telefoni celularë.
Policia tregon dhe rolin e shtetasve të arrestuar: shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë, shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali i’a jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste, nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Laurian Malko parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal dhe ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në mgarkim të shtetasve Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
Sigal