Ekzekutohet në mes të Tiranës Jurgen Kurti

296

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re pranë shkollës “Petro Nini” mbrëmjen e së hënës. Bëhet fjalë për një atentat dhe se viktima është Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye. Nuk dihen ende rrethanat e krimit apo autorët, por policia ndidhet në vendin e ngjarjes.