Edhe në aksin Fier-Patos ka punime, ja si devijohet trafiku

520
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur fazën e parë të punimeve per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore të qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit) – Rethrrotullumi Patos.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier-Vlore/Gjirokaster do te devijohet nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij.

3. Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.