Dy aksidente në Durrës, përplasen nëna me foshnjën dhe një grua tjetër

122
Dy aksidente me pasojë plagosjen e tre personave, mes të cilave një fëmijë i mitur 3 vjeç, janë regjistruar në Durrës një ditë më parë.
Aksidentet kanë ndodhur në lagjen nr. 4, ku nënë e bijë janë përplasur nga një “Benz”, si dhe në lagjen nr.15 ku është përplasur një tjetër këmbësore.
Raportohet se tre të plagosurat ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa ndaj drejtuesve të automjeteve, policia ka referuar materialet në Prokurori.
Aksidenti 1
Më datë 23.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.S vjeç 30 banues në Shkallnur, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.Ç 31 vjeçe dhe fëmijën A. Ç, 3 vjeçe, banuese në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Aksidenti 2
Më datë 23.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.Th., vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 15, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M.M., vjeç 51, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.