Durrës, arrestohet pronari i një diskoje, tentoi të shfrytëzonte si prostitutë banakieren

545
Një shtetas u arrestua nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar një femër me qëllim që ta përdorte si prostitutë në lokalin e tij. Rasti u regjistrua në Durrës, ku është arrestuar shtetasi Pëllumb Tuda, 46-vjeç, pronar i një diskoje të quajtur “Kolombo”.
Vajza që punonte si banakiere, e ka denoncuar pronarin e saj në polici, me pretendimin se ai e kishte dhunuar me qëllim që ta shfrytëzonte për qëllime përfitimi. Në vitin 2013, i arrestuari ka plagosur 2 punonjës policie.
Sigal