Detaje nga vrasja, si u ekzekutua në derën e shtëpisë Festim Lato

3984

Presidenti i Republikës së Çamërisë u vra pas një telefonate që mori nga disa jo-shqiptarë.

Atdhe Geci, shpallës i Republikës së Çamërisë, njëherësh bashkëpunëtor i Festim Latos, i cili u vra në një pritë nga persona ende të panjohur, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se për vrasjen e bashkëpuntorit Lato është njoftuar përmes motrës së Festimit, të cilën e ka njoftuar policia holandeze.

Geci ka treguar se Festimi ishte nisur për t’u takuar me disa persona të cilët e kishin thirrur në telefon duke i premtuar fondacione për të quar përpara qështjen Çame.

Ai ka thënë se personat nga të cilët ka marrë telefonatën nuk kanë qenë shqiptarë dhe aktualisht dyshimet kryesore dhe të vetme janë se Presidenti Festim Lato është vrarë për shkak të qështjes Çame.