Detaje/ Kush është shqiptari që masakroi ish bashkëshorten me çekiç në Itali (Foto)

463
Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën e Montecassiano, në provincën e Macerata në Itali, shqiptari Besnik Habiraj ka masakruar me çekiç ish bashkëshorten e tij pranë disko ‘Liola’.
Pasi e ka pritur të dalë nga diskoja ku ishte me disa miq dhe mikesha, shqiptari 55-vjecar, Besnik Habibaj e ka ndjekur me makinë ish bashkëshorten dhe pranë një parku e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç.
Mediat italiane kanë publikuar sot foton e shqiptarit, ndërsa kanë identifikuar dhe viktimën e cila është Trendelina Halimi 41 vjec. Shqitparja ka bërtitur dhe ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Policia dyshon se shqiptari ishte bërë xheloz që ish bashkëshortja e tij ishte në disko dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem.
Policia ka arrestuar 55-vjecararin, teksa gruaja ndodhet në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë.
55-vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve lidhur me ngjarjen, por sipas avokatit të tij ai ka çrregullime mendore.
“Klienti im ka çrregullime të rënda psikiatrike që nuk mund të lejojnë qëndrimin e tij në burg. Ai është në depresion dhe për te po kujdesen psikiatrit”- ka thënë avokati tij Marco Romagnoli.
Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë. Në shtator një gjykatë kishte vendosur që shqiptari të mos i afrohej ish bashkëshortes së tij. Ata ishin ndarë për shkak se 55-vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë.
Sigal