Britani/ U kap me 2 kg kokainë, në pranga një shqiptar

410
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Britani, pasi është kapur me 2 kg kokainë në makinë. Ai është dënuar me 5 vite e 3 muaj burg. I arrestuari është shtetasi Kastriot Çela, 36 vjeç, me banim në Londër, i cili u kontrollua nga policia më 24 prill të këtij viti. Fillimisht në makinën “Peugeot 407” nuk u gjet asgjë ilegale, por pas një kontrolli më të detajuar u gjet një çantë e verdhë pas kilometrazhit. Brenda çantës kishte dy pako me kokainë, ndërsa mësohet se droga ishte e një cilësuar të lartë, me më shumë se 80% pastërti. Kokaina ka vlerë prej 68 mijë paund, por vlera e saj në rrugë mund të shkonte dy apo trefish. Prokurori tha se Çela ishte një korrier i besueshëm, por avokati i shqiptarit u shpreh në gjykatë se kjo ishte hera e parë që ai bënte një gjë të tillë. “Ai ishte nën kthetrat e një varësie nga kumari. Ai po paguhej me para në dorë dhe kjo ishte duke u larguar nga kumari”, u shpreh avokati i 36-vjeçarit. Ai shtoi më tej se klienti i tij ishte penduar dhe se punon si ndërtues dhe jeton me ndershmëri në Britaninë e Madhe që prej vitit 2005. Por, pavarësisht kësaj gjykatësi tha se krimi i shqiptarit është i rëndë sa që vetëm dënimi me burg mund ta justifikoi.
Sigal