Breshëri plumbash biznesit në Vorë, dyshimet e para të policisë

592
Sigal

Një biznes në Vorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas burimeve kanë qënë punëtorët e një pike karburanti ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave.

Gjithashtu, mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit.

Siç mësohet, policia pas mbërritjes në vendngjarje mblodhi plot 20 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi dhe kush është biznesmeni i sulmuar. Ndërkohë nuk ka patur asnjë njoftim nga Policia e Shtetit mbi ngjarjen.