Bilanci – Tirana 2016: 18 vrasje, drejt zbardhjes grabitja tek 21 Dhjetori

484
Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj bën bilancin për vitin 2016: Në 2016 kanë ndodhur 18 vrasje, 6 vrasje më shumë se në 2015. ndërsa është drejt zbardhjes grabitja e filialit të bankës tek 21 Dhjetori ndodhur më 19 dhjetor 2016 dhe janë bërë hapa domethënse në dokumentimin e këtyre ngjarjeve”
Sa i takon trafikut të drogës në Tiranë janë sekuestruar 558 kg kanabis dhe gati 10 kg heroinë e kokainë për gjatë vitit 2016. Ndërsa janë asgjësuar 171 parcela dhe 66929 bimë narkotike ose 42949 bime me shume se viti 2015.
Drejtori Hodaj tha se lufta ndaj krimit të organizuar në fushën e trafiqeve e narkotikëve, krimeve të rënda ndaj jetës e pronës, zbulimit dhe goditjës së veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomiko financiar dhe korrupsionit dhe paralelisht parandalimi, kanë qenë objektiv i realizuar për vitin 2016
Ervin Hodaj: “Nga të dhënat statistikore, konstatohet se krahasuar me vitin 2015 kemi një rritje të konsiderueshme të sasisë së kapur të heroinës e Cannabis Sattiva dhe më pak të kokainës” 
Gjatë 2016 ai tha se policia ishte fokusuar në reduktimin e përdorimit të drogës sidomos në ambjente publike, lokale dhe shkolla.
Bilanci 
-Në territorin e Tiranës janë evidentuar dhe referuar 12061 ngjarje, nga të cilat janë zbuluar dhe dokumentuar 11086 me fuqi zbuluese 92 %.
-Janë proceduar penalisht 11469 shtetas, 1198 persona të larguar nga vend ngjarja ose i janë shmangur hetimit. (shpallur në kërkim)
-Evidentohet rritje e fuqisë zbuluese me 3 %
Sasia e lëndës narkotike së sekuestruar është:
Heroinë- 6 kg 258.97 gr ose 3 kg 059.37 gr më shumë
Kokainë – 3 kg 262.76 gr ose 20 kg 025.43 gr më pak
Canabis Sativa – 558 kg 007.88 gr ose 379 kg 375.69 gr më shumë
Në total janë realizuar 19 operacione antidrogë
-Operacioni “TANGENT” me 16 autorë të arrestuar Operacioni “LAPIDAR” me 4 autorë
-Operacioni “AGIMI” me 6 autorë
-Operacioni “START 2” me 4 autorë
-Operacioni “CAOS PARTY”
-11 operacione kundër shfrytëzimit e prostuticionit
Operacioni”MUSTANG” “REKRUTIMI” “BOLERO” “MOGLICA”, “REVENGE” “RESERVIMI”.
Në 2016 kanë ndodhur 18 vrasje nga të cilat 17 janë të zbuluara dhe të dokumentuara. Harta e ndodhjes së tyre është 14 në Tiranë dhe 4 vrasje në Kavajë
Hodaj: “Në krahasim me vitin 2015 kemi 6 vrasje më shumë, por ajo që vlen për tu theksuar është, se pjesa dërrmuese e tyre janë për motive xhelozie, familjare , apo motive banale të çastit”
Pse-në drejtori i policisë e shpjegon kështu: Nga 18 vrasjet , 4 vrasje ajo e Elton Cicos , Skënder Alukut, Vasil Biba dhe Ajet Zeqaj , tre të parat të zbuluara, janë me motive hakmarrje. 5 vrasje janë për motive banale të çastit, 2 për motive pronësie dhe 7 vrasje në marrëdhënie familjare, për shak të xhelozisë ose konflikteve familjare.
-Vrasje e mbetur në tentativë,janë evidentuar 26 të tilla
-Plagosja e rëndë, me 9 të tilla, ndërkohë në 2015 kanë ndodhur 14.
Drejtori i policisë veçon për punë profesionale zbardhjen e vrasjes së Elton Cicos apo Vasil Bibës.
Po kështu, Hodaj tha: “Goditja e një grupi të strukturuar kriminal në rrugën e Kavajës është një nga punët e mira për tu vlersuar për këtë sektor, goditje e cila ka ndikuar dhe në uljen e veprave të tjera penale”
-Kanë ndodhur 3 vjedhje me armë nga 7 të ndodhura në vitin 2015.
Grabitja e bankes tek 21 dhjetori drejt zbardhjes 
Hodaj: Janë evidentuar 2 vjedhje banke nga të cilat një është zbuluar dhe dokumentuar, dhe është drejt zbardhjes dhe vjedhja e dytë e cila ka ndodhur vetëm disa ditë më parë” (Flitet per grabitjen e bankes parnë 21 dhjetorit më 19 dhjetor 2017
Grabitja ne Rinas drejt zbardhjes
Hodaj: “Nuk mund të lë pa përmendur angazhimin maksimal të këtij seksioni në ngjarjen e vjedhjes me armë në aeroportin e Rinasit dhe atë të Kasharit. Me një mbështetje totale nga Drejtoria e Përgjithshme e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda , ku gjej rastin për ti falenderuar, mendoj se janë bërë hapa domethënse në dokumentimin e këtyre ngjarjeve”
-Gjatë vitit analizues kanë ndodhur 15 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv nga të cilat janë zbuluar 3 raste. Nga një analizë e këtyre ngjarjeve rezulton se në të gjitha rastet kanë patur ndezje mekanike nëpërmjet fitilit, dhe asnjë nuk ka qene e sofistikuar
-Janë sekuestruar pasuri me 9 milionë e 300 mijë euro, në krahasim me 3 milionë euro të sekuestruara më pak gjatë vitit te shkuar.
Janë asgjësuar 171 parcela dhe 66929 bimë narkotike ose 42949 bime me shume se viti 2015, evidentuar 85 raste të kultivimit të bimëve narkotike të referuara në Prokurori, zbuluar 29, në masën 34.1%, ku janë implikuar 52 autor, arrestuar 32 , në kërkim 17, në gjendje të lirë 3.
Sigal