Bie suvaja në klasë, plagoset mësuesja në Tiranë. Ja ku ka ndodhur ngjarja

542
Një mësuese ka pësuar lëndime të lehta pasi ra një pjesë e suvasë nga tavani.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në shkollën 9- vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë gjatë orës së mësimit.
Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje.
Mësuesja mësohet se ka pësuar lëndime të vogla që nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e saj.
Mësimi në këtë shkollë u ndërpre për disa minuta për shkak të këtij incidenti.
Sigal