Bie nga një lartësi e madhe, në gjendje të rëndë punëtori shqiptar. Ja emri

468
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Itali.
Një punëtor shqiptar ka rënë nga një lartësi e madhe, teksa ka qenë duke punuar në kompaninë e ndërtimit “Rocchi Stadium”.
Mediat italiane raportojnë se ka rënë nga rreth 10 metra lartësi 30-vjeçari shqiptar Olsi Corka. 
Sipas raportimeve paraprake, punëtori shqiptar mbante larg çantën e plehrave nga tarraca e ndërtesës. 
Nga rënia i riu ka pësuar disa fraktura dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur një patrullë e policisë lokale dhe një inspektor i sigurisë në punë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 
Sigal