Berat/ Tentoi të vjedhë energjinë elektrike, humb jetën 33-vjeçari

384
Ka përfunduar në tragjedi tentativa për vjedhje e tre shtetasve në fshatin Kutalli, në Berat, pasi njëri prej tyre ka gjetur vdekjen pas kontaktit me korrentin. Policia e këtij qarku informon se shtetasit Sulejman Kuka, 43 vjeç, banues në Kuçovë, shtetasi G.Q. 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe shtetasi O.Q, 33 vjeç, kanë shkuar për të vjedhur telat në shtyllën e tensionit të lartë. Tentativë kjo, e cila ka rezultuar fatale për shtetasin O.Q 33 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur menjëherë pasi ka rënë në kontakt me korrentin. Policia ka marrë informacion menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe ka vajtur në vendngjarje. Pas hetimeve të para është bërë ndalimi i shtetasit Sulejman Kuka, 43 vjeç dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë të shtetasit G.Q, 40 vjeç, me akuzën, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Sigal