Berat/ Dhunohej nga bashkëjetuesi, vajza qëllon veten me thikë

512
Sigal

Një vajzë e re në Berat ka qëlluar veten me thikë në gjendje të rënduar psikologjike. Si i dyshuar për shtyrjen drejt tentativës së vetëvrasjes u bë ndalimi i bashkëjetuesit të saj, Irakli Çela 35 vjeç, banues në Berat. Burime zyrtare nga policia thanë se e reja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëjetuesi, pasditen e djeshme ka qëlluar veten me një thikë kuzhine në anën e majtë të barkut. Mësohet se dhuna ndaj saj ishte e vazhdueshme për motive xhelozie dhe se situata kishte ardhur duke u rënduar, çka ditën e djeshme situata ka degraduar. Aktualisht e plagosura ndodhet në spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën. Për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje vijojnë hetimet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.