Atentat në Tiranë vrasësit të 4 personave, kapet një nga autorët

879
Sigal

TIRANE – Një ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj 48-vjeçarit nga Vlora, mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së re në Tiranë, mësohen detaje të reja. Atentati ndaj Krenar Hasanaliajt, person me të kaluar kriminale, dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. 48-vjeccari i cili mbeti i plagosur rëndë me 4 plumba, mësohet se tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 19:40 në zonën e Unazës së re në Tiranë, ndërsa burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur për shkaqe hakmarrjeje. Rreth 1 orë pas krimit blutë e Tiranës kanë vënë në pranga edhe njërin prej të dyshuarve si autor, një i ri nga Shkodra, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia e Tiranës tashmë ka identifikaur autorin e dytë dhe po punohet për kapjen e tij.

Krenar Hasanaliaj i njohur edhe si Krenar Habilaj ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë në kohën kur ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën Unazës së re.

Mësohet se dy autorë, të cilët po lëviznin me motor, tip “Scooter” me targa MKP 467, kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri pistoletë dhe pa silenciator në drejtim të Hasanaliajt.
 
Nga hetimet e para bëhet e ditur se pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve pasi, 48 vjeçari i plagosur, akuzohet për vrasjen e 2 personave, vjedhje me dhunë, si dhe falsifikim dokumentesh.


Hasanaliaj me precedentë penalë, i akuzuar për vrasjen e 2 personave
Larja e hesapeve, vijon të mbetet pista më e mundshme e hetimeve të policisë lidhur me atentatin e sotshëm në zonën e Unazës së Re në Tiranë ndaj Krenar Hasanaliaj.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 48 vjeçari është një person me precedentë penalë, si dhe i dënuar me burg për veprat të ndryshme penale. Ai mësohet se akuzohet për vrasjen e 2 personave, vjedhje me armë dhe falsifikim dokumentesh.

Krenar Hasanaliaj, 48 vjeç, lindur në Sherisht dhe banues në Vlorë, me gjeneralitete të ndryshuara në Krenar Habilaj. Dyshohet të ketë qenë autor i vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetasit Valter Kofina, ndodhur në fshatin Sherisht në prill 1997. Gjithashtu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Dushan Shahaj, nga Lubonja, ngjarje e ndodhur në maj 1999 në Sherisht për motive të dobëta. Është dënuar me 11 vjet burg dhe 6 milion lekë gjobë në shtator 2008 për “Vjedhje me armë”, dhe falsifikim dokumentash (pasaportë). Gjithashtu ështe dënuar edhe me 5 vjet burg për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen e 2 personave, të familjes Velë në fshatin Dukat të Vlorës.