Arrestohet një biznesmen në Elbasan, ja emri

105
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Specialistë të OSHEE-së ka arrestuar një biznesmen dje në Elbasan për vjedhje energjie.

I arrestuari quhet Aranit Haka, 40 vjeç, banor i fshatin Vidhas. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistë të OSHEE-së në biznesin e tij në fshatin Vidhas u konstatua se Haka kishte cënuar vulat e aparatit matës të energjisë elektrike.

Për vjedhje enrrgjia u procedua edhe një person tjetër, por në gjëndje të lirë, SH.G 45 vjeç banues në fshatin Prevallë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e OSHEE-së Librazhd, në banesën e tij u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.