Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij

520
Policia e Tiranës sapo ka arrestuar gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe djalin e tij në flagrancë duke marrë para nga një subjekt tjetër. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë marrë 6 milionë lekë për një vendim. Sipas të dhënave të para të policisë, Ledion Hoxha, djali i gjyqtarit ishte futur në lokal për të marrë paratë. Bashkë me gjyqtarin Hoxha dhe djalin e tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët duket se janë personat që do të jepnin paratë. Në momentin e arrestimit të kapur në flagrancë gjyqtari nuk ka bërë rezistencë dhe ka lejuar në këtë mënyrë oficerët të kryejnë veprimet e nevojshme.
Ibrahim Hoxha ka qënë një ndër gjyqtarët që ka gjykuar dosjen e “21 Janarit”.
Sigal