Arrestohet drejtori i Auditit në Bashkinë e Tiranës, mori 5 mln lekë për një vend pune

431
Drejtori i auditit në Bashkinë e Tiranës është arrestuar ditën e sotme me akuzën “korrupsion pasiv”.
Arrestimi i 38-vjeçarit Gjelosh Progni është bërë pas një hetimi katërmujor.
Ai ka marrë 5 mln lekë për punësimin e një personi në Bashkinë e Tiranës.
“Pas një pune 4 mujore, seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacioni “Premtimi i Fundit”.
Më datë.06.11.2015, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i masës së sigurimit personal “arrest në burg” të shtetasit:
1. Gjelosh Progni, 38 vjeç, lindur në Lekbibaj (Tropojë) dhe banues Tiranë, me detyrë Drejtor i Auditit (kryeinspektor), pranë Bashkisë Tiranë.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, ka rrezultuar se ky shtetas me detyre Drejtor i Auditit (kryeinspektor), pranë Bashkisë Tiranë të cilen shtetasi Gjelosh Progni e ushtron që prej vitit 2012.
Nga ky hetimi ka rezultuar se ka marrë (përfituar) 5 miljon lekë të vjetra, shtetases V.B, duke i premtuar punësimin e saj në Bashkinë e Tiranës në muajin Janar të vitit 2013, pa dhënë specifika për pozicionin e punësimit.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal