Arrestohet 54-vjeçari në Shkodër, mbante automatik dhe pistoletë në shtëpi

455
Sigal

Policia e Shkodrës, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. K., 54 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe një pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i 54-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.