Anjeza Shabani shfaqet e penduar: Unë e putha fëmijën

433
Sigal

Gjykata e Apelit nuk ka marrë parasysh kërkesën e administratores së kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, duke e lënë atë në “arrest me burg”. Ajo ishte e pranishme në gjyq dhe u shfaq para trupit gjykues e penduar. Anjeza ka pranuar se xhesti që ka bërë nuk i shkonte, por u mbrojt duke aluduar se i ishte ngritur kurth. Kjo, pasi sipas saj, edukatorja mbante qëndrim neutral. Pronarja, ashtu si edhe në seancën e shkallës së parë, ka theksuar se video është e paplotë, pasi po të shihet materiali bruto, ajo duket se e ka qetësuar fëmijën, madje edhe e ka puthur atë. Pavarësisht kësaj, trupi gjykues ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe të mbajë në “arrest me burg” Anjeza Shabanin.