Aksidentoi me vdekje një grua dhe plagosi 2 të tjera, arrestohet shoferi

7
Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin me vdekje në Bradashesh në Elbasan. Në këte aksident u plagosën edhe dy përsona të tjerë. Në njoftimin e policisë thuhet se është arrastuar në flagrancë shtetasi, Ilir Hoxha, 35 vjeç banues në Burrel.
Sipas policisë, Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar tre këmbësorë.
Si pasojë shtetasja V.S., 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F., 46 vjeçe dhe K.H., 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K., 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H., 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka depozituar Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.