Aksidentohet furgoni me punëtorët e HEC-it të Fierzës, një i vdekur dhe disa të plagosur

525
Një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, i cili rezulton të jetë Dem Oruçi, ndërkohë që janë plagosur disa persona të tjerë. Bëhet me dije se se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dushaj të Tropojës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre rezulton në gjendje të rëndë.
Sigal