Aksident në aksin rrugor Fier-Patos/ Automjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

516
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.

Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe si pasojë janë plagosur dy gra. Automjeti ka rënë në kanalin anësor të rrugës.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë shërbimin shëndetësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Shkak dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i një automjeti tjetër që e ka detyruar të devijojë