Guardiola vendos të ardhmen, kontrata e re vlen plot 115 milionë euro

496
Sigal

Nga Anglia vijnë lajme jo të mira për Juventusin, e cila tashmë duhet të heqë nga mendja Guardiolën.

Flitet se Guardiola ka arritur një marrëveshje ekonomike për të rinovuar me Mançester Sitin. Ky është një lajm i keq për Anjelin, i cili e ka spanjollin një dëshirë përsonale për të zëvendësuar Alegrin në stolin e Juves.

Siç raporton “The Sun”, Siti i ka ofruar një zgjatje të kontratës Guardiolës për 5 vite të tjera. Në sezon spanjolli do të ketë përfitime mbi 22 milionë euro dhe në pesë vite fitimet e tij do të shkojnë gjitshej në 115 milionë euro.

Pra, paga do të rritet me më shumë se 5 milionë euro, për trajnerin që po bën historinë me Sitin. Por mediat në Britani bëjnë me dije se nëse Siti do të pëjashtohet nga UEFA, pasi është duke u hetuar, Guardiola me shumë mundësi nuk do të vazhdojë te kjo skuadër.