Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, arrestohet shoferi

452
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Burime nga policia lokale thanë se
rreth orës 18:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Saimir Llakaj,
32 vjeç, banues në Frakull, Fier, duke drejtuar mjetin autoveturë tip
“Volksëagen”, me targë AA 342 KV, ka aksidentuar shtetasin Sh.K, 57 vjeç,
banues në fshatin Fermë Çlirim, i cili ndrroi jetë në sallën e kirurgjisë në
Spitalin Rajonal Fier.

Eshtë shoqëruar në Komisariat
shtetasi Saimir Llakaj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Policia po punon për zbardhjen e
shkaqeve të kësaj ngjarje.