Aksident i rëndë në tunelin e Krrabës, makina përfundon në greminë

458
Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, në Elbasan.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka qenë nën drejtimin e një automjeti të tonazhit të rëndë, i cili rreth orës 00:15 të natës së kaluar doli nga rruga. Pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës është rrokullisur 15-20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.
Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i automjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pasi daljes nga tuneli, duke u favorizuar edhe nga moti i keq.
Sigal