Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën 22-vjeçari shqiptar ( Emri)

118

Një aksident tragjik  ka ndodhur në mëngjesin e 5 tetorit rreth orës 4.30 të mëngjesit kur një veturë, një Mercedes 320 CDI, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Ky aksident ka qënë me pasoja të rënda për 22 vjeçar shqiptar  Andi Grori banues në Castelfranco Emilia pasi i ka marrë jetën.

Ndërsa pasagjeri një 21 vjecar që udhëtonte me Grorin  është në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë italiane , 22-vjeçari shqiptar që ishte në timon ka humbur kontrollin e makinës, mbase nga përgjumja, ose se në atë moment ka qenë i papërqendruar në timon.