54 parcela me 6323 rrënjë kanabis, asgjësohen në Vlorë e Shkodër

414
54 parcela të mbjellura me bimë narkotike kanabis janë zbuluar dhe shkatërruar nga policia gjatë kontrolleve të ditës së djeshme në veri dhe jug të vendit.
Policia e Shkodrës, ajo e Malësisë së Madhe dhe Pukës kanë goditur gjatë ditës së djeshme disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, duke bërë të mundur asgjesimin me djegie të 2701 rrënjëve kanabis të kultivuara në 20 parcela.
Lënda narkotike u zbulua:
-Në fshatin Vilë, në Temal, Shkodër.
-Në fshatin Serme, në Temal, Shkodër.
-Në fshatin Qerret, në Temal, Shkodër.
-Fshati Bratosh, në Kastrat, Malësi e Madhe,
-Në fshatin Lum-Zi, në Pukë.
-Në vëndin e quajtur « Bjeshkët e fshatit Mertur », në Fushë/Arrëz.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të drogës, ndërsa materialet
i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Vlorë, asgjesohen 34 parcela me 3.622 rrënjë kanabis
Ndërkohë në Vlorë policia ka zbuluar dhe asgjësuar 34parcela me 3.622 rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva” në fshatrat: Treblovë, Lubonjë, Gjormë, Kallarat dhe Tërbaç.
-Në fshatin Treblovë, Policia ka zbuluar 15 parcela me 1772 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Veizajve”, me lartësi 15-180 cm.
-Në fshatin Lubonjë, Policia ka zbuluar 10 parcela me 1180 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Skotinë”, me lartësi 50-180 cm.
-Në fshatin Gjormë, Policia ka zbuluar 4 parcela me 320 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Qafa e Baçelit”, me lartësi 50-180 cm.
-Në fshatin Kallarat, Policia ka zbuluar 4 parcela me 300 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Qesarule”, me lartësi 50-180 cm.
-Në fshatin Tërbaç, Policia ka zbuluar 1 parcelë me 50 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Qafa e Pëllumbit”, me lartësi 80-170 cm.
Policia ka bërë të mundur asgjësimin e bimëve narkotike me djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.
Sigal