Sigal

Federata Spajolle e Futbollit ka konfirmuar pak minuta më parë trajnerin e ri të kombëtares. Ai do të jetë Luis Enrique, dhe do të zërë vendin e lënë bosh nga largimi Fernando Hierros,  i cili dështoi ta kualifikonte Spanjën për në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Luis Enrique është ish-trajneri i Barcelonës dhe ish-lojtari i Real Madridit, dy gjigantëve të futbollit spanjoll. Bordi i drejtorëve e ka miratuar njëzëri emërimin e tij deri në “Euro 2020”, me propozimin e presidentit Luis Rubiales. Ai nuk do të ketë një klauzolë ndërprerjeje të kontratës dhe vjen me stafin e vet teknik në këtë detyrë.

Enrique do të japë listën e tij të parë të kombëtares iberike më 31 gusht. Ai do të zgjedhë 23 lojtarët për të luajtur kundër Anglisë në “Ëembley”, më 8 shtator, dhe kundër Kroacisë, në “Martinez Valero” të Elche, më 11 shtator, dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.