Sigal

– Çfarë mund të bëjë opozita më shumë?

Opozita duhet të bëjë publik qëndrimin e saj. Së pari, të diskretitojë me guxim e forcë këtë gjëndje pa u komplektuar se do ta akuzojë Rama se ajo është kundër reformës në drejtësi, apo se po pengon hapjen e negociatave! Se këto janë akuza qesharake, që askush nuk i beson, madje njerzit racionalë kanë neveri prej këtyre mashtrimeve të trasha. Së dyti, të mos njohë rezultatet e një reforme të tillë, që i jep mundësi Ramës të kontrollojë të gjithë insititucionet e drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese. Së treti, të deklarojë me guxim se do të zhbëjë gjithçka që do të “ngrihet”, duke shkelur parimet kushtetuese e ato demokratike, që i evokoi edhe Komisioni i Venecias dhe do të ndëshkojë rëndë të gjithë autorët dhe aktorë active, sadoqofshin ata e kushdoqofshin ata.

– Pse heshtin ambasadorët e akredituar në Tiranë për deformimin e reformës në Drejtësi?

– Absolutisht, ju keni të drejtë, madje disa prej tyre kanë bërë deklarata që kanë dëmtuar edhe imazhin e insititucioneve që përfaqsojnë. Opozita, qëndrime e saj duhet t’jua bëjë me dije së pari të gjithë shqiptarëve dhe së dyti kancelarive të vëndeve partnere kryesore. Opozita nuk duhet të mjaftohet, duke sensibilizuar vetëm disa përfaqsues të organizmave ndërkombëtare përgjegjës për reformën në drejtësi, qofshin ata të vendosur në Tiranë, apo në zyrat në Bruksel ,sepse ata mund të jenë ose të paaftë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ose e shpërfillin Shqipërinë me përbuzje si një vënd që nuk e meriton demokracinë, ose mund të jenë të kompromentuar. Duhet të çohet ky mesazh pikërisht në ato kancelari që “grisën” raportin e Komisionit Europian të propaganduar me pompozitet nga Mogherini, Hahn, Fleckenstein, apo Vllahutin dhe që i dhanë një shuplake të fortë të gjithë këtyre zyrtarëve që kishin përshkruar dhe mbështesnin një raport të sheqerosur të realitetit shqiptar sipas interesave të karrikes së Edi Ramës. Pra më konkretisht, në Francë, Hollandë, Danimarke e natyrisht edhe në Gjermani, duke mos përjashtuar as Italinë e cila së fundmi deklaroi se do të ketë tolerancë zero ndaj mafias.

    (vijon)