Skënderbeu gjen sulmues në Turqi, vjen Karadeniz

539
Pavarësisht se nga korçarët i doli lajmi për afrimin e Suad Sahitit pas ndeshjes Dinamo Zagrebit, dje ka dalë një tjetër emër në skenë. Bëhet fjalë për 26 vjeçarin turk Butuhan Karadeniz, i cili bëhet kështu sulmuesi i ri i klubit korçar. Këtë e konfirmonte dje edhe “Ajansspor.com”, ku thuhej se, sulmuesi 26-vjeçar ka prishur kontratën me klubin turk Shanliurfaspor, duke arritur marrëveshjen me Skënderbeun, për një page prej 100.000 eurosh në sezon. Bëhet fjalë për një sulmues me CV të shkëlqyer, sepse ka luajtur edhe me Beshiktashin e Trabzonsporin, ndër të tjera. Sezonin e fundit Karadeniz e nisi te Sant Galleni në Zvicër, por zgjodhi të kthehej në Turqi, ku firmosi kontratë 2-vjeçare me Shanliurfasporin.
Sigal