Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks emigrantësh nga Afrika dhe Lindja e Mesme

    435
    Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Alarmi vjen nga e përditshmja britanike “Sunday Times”.
    Në shkrim theksohet se Shqipëria mund të “pushtohet” nga refugjatët pasi Maqedonia fqinje i shtrëngoi masat në kufirin e vet jugor me Greqinë, duke bllokuar pjesërisht rrugëkalimin drejt Evropës Veriore.
    “Zyrtarët kanë paralajmëruar se qindra emigrantë, pjesa më e madhe nga Lindja e Mesme dhe Afrika, së shpejti mund të vërshojnë në vendin e varfër”, thuhet në artikull.

    Më tej citohet drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Shemsi Prençi: “Do shndërrojmë tri ish-reparte ushtarake në qendra pritjeje dhe prej aty do t’i drejtojmë emigrantët. Është e pamundur ta ndalim valën. Do t’i vendosim refugjatët në hotele që përdoren nga ushtria për pushime si dhe në hotele përgjatë bregdetit shqiptar”. 
    Sigal