Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe sporteve shkel ligjin e pensioneve

    419
    Shkelin ligjin e pensioneve. Më kanë lënë pa punë e pa pension
    Mësuesja në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bllice në Dibër, Adivie Shehi shkruan: Mbasi mbarova universitetin, punoj prej 30 vjet me përkushtim në profesion dhe vazhdimisht jam dalluar për punë cilësore dhe s’kam asnjë vërejtje nga organet drejtuese të arsimit. Jam nënë e 7 vajzave mbi moshën 15 vjeçe. Më 20 tetor 2015, plotësova moshën 56 vjeçe dhe drejtoresha e shkollës më urdhëroi me shkrim zyrtarisht, të dal në pension. Mbështetur në ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore, nënat që kanë lindur shumë fëmijë dalin me dëshirë në pension nga mosha 55 vjeçe, kur kanë 30 vjet punë të siguruara gjithsej. Megjithëse ia tregova ligjin, ajo u përgjigj se: “Kështu më kanë urdhëruar”.

    Përgjigje
    Mbështetur në nenin 31 të Ligjit Nr. 104/2014, datë 31 korrik 2014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993, për sigurimet shoqërore, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 137, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 janar 2015: ”Nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeçe dhe kanë 30 vjet sigurim”.

    Si dalin në pension mësuesit
    Mësuesi Arben Muça nga Elbasani shkruan: I lexoj sqarimet që botoni në gazetën “Telegraf” për sigurimet shoqërore. Jam i datëlindjes 20.02.1951 dhe punoj mësues nga viti 1973 e në vazhdim. Dua të di kur dal në pension dhe si llogaritet. Jam me arsim të lartë dhe aktualisht paguhem 50 mijë lekë në muaj, a më shtohet mosha e pensionit dhe vitet e punës? Kam dëshirë që të vazhdoj të punoj deri në fund të këtij viti shkollor, a e kam këtë të drejtë?
    Përgjigje
    Ju moshën e pensionit e plotësoni 65 vjeç nga data 20 shkurt 2016 dhe për pension të plotë kërkohen 35 vjet e 8 muaj punë. Deri më 31.12.2032, meshkujt, të cilët kanë punuar në punë të kategorisë së dytë dhe të tretë ku përfshihet edhe punë e mësuesve do të dalin në pension 65 vjeç, 
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal