Robert Shvarc/E ç’mund të kem…?” –

    433
    Sigal

     E ç’mund të kem në këtë orë të vonë,

    kur troket nata me gishtërinj të gjatë

    mbi xham të ftohtë të qivurit-dhomë –

    e ç’mund të kem përveç mallit të pamatë!

    E ç’mund të kem, kur s’mbushem dot me frymë,

    dhe dua ajër, qiell e hapësirë

    aromë lulesh në një livadh me brymë

    edhe Vegimin tënd të ëmbël e të dlirë!