Protesta e opozitës/ Kryemadhi i bën thirrje prokurorisë, mesazh të fortë Ramës: Ik vetë, sepse…

208

Në mbyllje të protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka falenderuar gjithë protestuesit, i është drejtuar me mesazh të fortë Ramës.

Pjesë nga mesazhi i Kryemadhit

Falenderojmë shqiptarët që pretendojnë një jetë më të mirë, në emër të simpatizantëve dhe mijëra anëtarëve të LSI që morën pjesë sot falënderoj ata dhe të tjerët që në pamundësi për të marrë pjesë, për besimin, forcën e kurajën që u dhanë dhjetëra mijërave.

Protestë qytetarë për të treguar se është opozitë qytetarë që cdo ditë e më shumë e afron vendin me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës së Ramës që e largon vendin nga BE

Falënderoj policët që me ndershmëri kryen detyrën, por dënoj ata që dhunuan kryeredaktorin dhe i bëj thirrje prokurorisë per te hetuar policinë e krimit.

I bej thirrje Ramës të dalë nga tuneli i krimit ti thërrasë ndërgjegjës, të largohet se është vetëm, e kanë lënë shqiptarët vetëm, por edhe ministrat dhe drejtorët, të largohet

Nëse Ramës sot i dhimbset më shumë kauçuku i derës së kryeministrisë sesa e ardhmja, kazani, tepsia, tutat e sportit, shqiptarët kanë ëndërr evropiane për vendin e tyre në Evropë.