Prokuroria: Nga 600 emrat e dyshuar fiktivë në lista e Vorës, shumica emigrantë

557
Rreth 600 banorë të bashkisë Vorë, të cilët pretendohet se janë fiktivë në listat e zgjedhjeve të 21 qershorit , rezulton se nuk gjenden në banesat e tyre.
Dy javë nga nisja e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, pas kallëzimit penal të LSI-së, ka nisur verifikimi në terren nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore.
Sipas të dhënave zyrtare nga grupi i hetimit, janë rreth 150 aplikime që janë kryer nga kryefamiljarë për periudhën për të cilën dyshohet se ata janë regjistruar si banorë të Vorës.
Sipas të dhënave të para rezulton se një pjesë e mire e tyre nuk banojnë në adresat e dhëna.
Ndaj 150 kryefamiljarëve prokurorët kanë lëshuar urdhrin për tu marrë në pyetje, por nga ana e policisë konfirmohet se ata nuk jetojnë dhe banojnë në adresat ku rezultojnë të regjistruar sipas gjendjes civile.
Në këtë hetim janë përfshirë edhe kontratat e qerasë për rreth 60 familje në bashkinë e Vorës. Një dite pas regjistrimit të çështjes, në administrim janë marrë dhe provat e para.
Nga pikat e kalimit kufitar është dërguar lista me emrat e banorëve që pretendohet se janë emigrantë, për të parë hyrje-daljet e tyre nga territori shqiptar.
Nga 600 emra të denoncuar si të regjitruar fiktivë në bashkinë Vorë, prokurorët kane arritur të mësojnë se pjesa më e madhe janë emigrantë.
Sigal