Prof.Dr. Pirro Miso/ Degjenerimi i fushave studimore, përgjegjësi e drejtuesit të QSA, “Prof’, Ardian Marashi

    453
    Duhet të bëhet e qartë njëherë e përgjithmonë se procesi i degjenerimit të fushave studimore të trashëgimisë kulturore në institucionin kryesor albanologjik është përgjegjësi, personalisht e Drejtorit, tashmë të ish Rektorit të Qendrës ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, “Prof” Ardian Marashit. 
    Thirrja që drejtori i QSA i bën shtypit, medieve shqiptare, Përfaqësive të Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë si dhe publikut të gjërë rreth heqjes së statusit të QSA me shpresën se: “…. në këtë vend ka ende shtetarë që dinë të dëgjojnë, se ka publik që di t’i bëjë shtetarët të dëgjojnë, se ka institucione europiane që e duan Shqipërinë të jetë njëmend shtet modern….etj..”, nuk mund t’i rikthejë instituteve të QSA dhe vetë qëndrës statusin e mëparshëm, sëbashku me bëmat regresive të klanit të tre profesorëve të IAKSA, në mbretërinë e zullumeve. Me sa duket, drejtuesi i kësaj qëndre, i pa kompletuar në nivelet e kërkuara shkencore, edhe pse i ardhur nga shkollat e perëndimit, ende nuk po kupton se modernizmi europjan, që ai nënvizon në shkrimet e tij, nuk nënvizon rënimin e fushave studimore si dhe kulturave specifike kombëtare por ruajtjen e identiteteve specifike të sejcilit vënd, në tërësinë e kulturave europjane në vizionin e multikulturalizmit. 

    “Prof”. Marashi duhet të jetë në dijeni të një fakti kaq të thjeshtë se ky proces, kërkon domosdoshmërisht, në drejtim dhe zbatim, personalitete të njohura në fushat përkatëse studimore. Kurrësesi disiplinat albanologjike nuk mund të integrohen në strukturat europjane nga fundërina që çdo ditë po degjenerojnë e turpërojnë institucionet studimore me vegjetacionin e tyre kënetorë gjysëmshekullorë pa prodhimtari shkencore në këto qëndra të ashtuquajtura QSA dhe IAKSA. Kjo dukuri, u pa qartësisht edhe në kontributin degjenerues të QSA kohët e fundit, në një nga ngjarjet më mëdhore të trashëgimisë muzikore që zhvillohen një herë në katër apo pesë vjetë në Gjirokastër. 
    Pa u përhapur në mjaft aspekte të këtij degjenerimi në strukturat e QSA e veçanërisht në atë të IAKSA, po ndalemi konkretisht në asgjesimin tërësisht të aktiviteteve shkencore në mjediset e FFK të Gj-ës, të cilat i përkisnin pikërisht këtyre dy institucioneve studimore. Ky aktivitet madhorë i instucionit të traditës ka qënë e aktualisht mbetet një tjetër testim, veçanërisht për këto qëndra, konkretisht për tre profesorët e IAKSA të mbetur në këto mjedise vegjetative, i mbikqyrur nga QSA, se si këta punonjës, me statusin e kërkuesit shkencorë, vegjetojnë në realizimin edhe të detyrave të tjera studimore lidhur me programet e tyre të punës së përditëshme në fushat e trashëgimisë kulturore pranë kësaj qëndre madhore të trashëgimisë kulturore të vëndit. 
    Mungesa e qëllimëshme e nihiliste e aktiviteteve shkencore në mjediset e festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
    Organizimi i aktiviteteve shkencore e veçanërisht i simpoziumeve shkencore nga autoritetet kryesore të fushës, të mbështetura edhe në praktikat më të përparuara ndërkombëtare si dhe në ato të dikurëshme të FFK të Gj-ës, konsiderohen si detyra të pa shmangëshme në evente të tilla madhore. Është në dijeni “Prof” Marashi që këtë radhë edhe kjo traditë që përfshin një mori aktivitetesh shkencore, e realizuar formalisht në tre festivalet e fundit edhe pse në rrugë jo profesionale, këtë rradhë u injorua tërësisht e nuk u planifikua të zhvillohej? Si e justifikojnë, “Prof.” Marashi si dhe tre profesorët e IAKSA që edhe këtë rradhë treguan se nuk ishin në gjëndje të organizonin: 1. Simpoziumin shkencorë; 2. Diskutimet shkencore në strukturën e tavolinës së rrumbullaktë; 3. Realizimet shkencore e teknologjike instrumentale në fushën e rekreativitetit; 4. Promovimet e botimeve shkencore; 5. Ekspozitën dhe sfilatën tradicionale të kostumologjisë; 6. regjistrimet audiovizive me qëllim pasurimin e fondeve arkivale, etj., të parashikuara edhe në këtë statut të gjymtë? Ku janë premtimet gjiganteske përmes slloganeve të shumta mediatike para zhvillimit të FFK të Gj-ës?
    “Prof” Marashi e di fare mirë se, nga politikat vizionare me qëllime regresive të ndjekura nga ai vetë, që në fillim të drejtimit të kësaj qëndre madhore studimore, sëbashku me bashkëpuntorët që ai vuri në krye të instucioneve vartëse, nuk mbeti as edhe një specialist, por jo vetëm në fushën e etnomuzikologjisë dhe etnoorganologjisë edhe në fusha të tjera. Që në fillimin e marrjes së kësaj detyre si drejtues i QSA nuk bëri as një hap të vetëm në drejtim të ristrukturimit të departamentit, të cunguar hap pas hapi nga tre profesorët e IAKSA. Ky drejtues i ri nuk bëri as edhe një përpjekje të rivendoste edhe kuadrin e specializuar, të rekomanduar personalisht edhe nga këshilltari i Kryeministrit të atëhershëm për rikthimin, në vëndin e tij të dikurshëm të një profesori në moshën ligjore, i nxjerrë dhunshëm në pension, i vetmi në fushën e etnomuzikologjisë dhe etnoorganologjisë, apo të ringrinte e të rikompletonte departamentin e asgjesuar duke i zëvensuar me elementë që mbaruan me rezultate të larta kualifikimin e lartë në Universitetin e Arteve në specialitetet e trashëgimisë muzikore por bëri të kundërtën. E thelloi më tej rënimin e këtij departamenti duke e thelluar me tej degjenerimin e fushave studimore të etnomuzikologjisë.
    Termi “folklorist”
    Si studiues i linguistikës “Prof”. Marashi, duhet të ishte në dijeni se termi “folklorist”, i vetkompiluar nga profesorët me profile të letërsisë gojore, u vetquajtën për qëllime përfitimesh monetare, duke konsoliduar me këtë veprim, bazën themelore të degjenerimit dhe mashtrimit të qëllimshëm nga tre profesorët e IAKSA për të justifikuar drejtimet shkencore të shkollës së kualifikimit jashtë profileve shkencore dhe juridiksioneve të tyre. Me sa duket, konformimi me këtë veprim abuziv tregoi se, kjo joshje e ndihmoi edhe vetë “Prof”. Marashin për përfitime në drejtime të kualifikimit të mjaft aplikantëve, jashtë profilit të tij për të mbushur sa më shumë xhepat. Duhet t’i bëhet e qartë, njëherë e përgjithmonë, veçanërisht “Prof”. Marashit, si studiues i linguistikës dhe opinionit mediatik se, ky term, nuk ka të bëjë aspak me disiplinat e pavarura akademike të etnomuzikologjisë dhe të etnoorganologjisë, mbi të gjitha, i pa gjetur as edhe në një nga vokabolarët e specializuar muzikorë shumvëllimësh botërorë. Por, në IAKSA kjo praktikë abuzive, në vetëquajtjen e tyre si “folkloristë”, u përdor në mënyrën më të shëmtuar, paturpësisht, në një periudhë relativisht të gjatë edhe pse ishte një gënjeshtër e madhe, me qëllimin për të justifikuar zëvënsimin e funksioneve nga ata vetë, të etnomuzikologut dhe etnoorganologut në një numër jo të vogël aplikantësh mjeranë. 
    Të “kualifikuarit” e kësaj shkolle të degjeneruar sot po valëvisin me mburrje, kartat e masterave e sidomos ato të doktoranturave me letrat e bakallit të kësaj shkolle në ato institucione ku kanë aplikuar e aplikojnë për vëndin e punës me “formimin shkencorë” që kanë marrë nga këta spekullatorë jashtë profileve të trashëgimisë muzikore. Ardhja e këtij drejtuesi nga jashtë, i hapi njëherë e përgjithmonë rrugën abuzivizmit duke degjeneruar edhe mjaft fusha të tjera studimore të trashigimisë kulturore të kësaj qëndre më të rëndësishme albanologjike.
    Tavolina e rrumbullaktë në mjediset e aktivitetit
    Dikur, krahas simpoziumit, organizohej edhe tavolina e ashtuquajtur “Tavolina e rrumbullaktë” e cila parakuptonte rilevimin e vlerave si dhe mundësitë për të përmirësuar zhvillimet e metëjëshme të traditës, me trajtesa të argumentuara shkencërisht në spektrin e etnomuzikologjisë dhe etnoorganologjisë shqiptare me synimin që në një organizim të ardhshëm, mjaft prej problemeve të paraqitura të përmirësoheshin. 
    -Vijon nesër-
    Sigal