Pensionistët janë më të diskriminuarit nga qeveria

    440
    Sigal

    Me këtë vendim përfitonin shtesa si pensionet e lidhura me ligjin e vjetër deri më datë 30.09.1993, ashtu edhe ato të lidhura me ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore, që hyri në fuqi në 01.10.1993. instituti i Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të vendimit të mësipërm të qeverisë, hartoi tabelat klasifikuese me shtesat e përfitimit sipas periudhave të aplikimit të pensioneve, që i bashkëngjiteshin këtij vendimi. Por çfarë ka ndodhur me hartimin e tabelës përkatëse që përfaqëson pensionet e lidhura në harkun kohor nga 01.04.1996 deri në 31.12.1996. kjo tabelë sipas së cilës shtesat e pensionit varionin nga 56 deri në 679 lekë në muaj, ishte hartuar plotësisht e gabuar, me masa pensioni që nuk ekzistonin fare në atë kohë dhe praktikisht nuk u zbatua. Pensionistët e kësaj periudhe nuk e morën shtesën dhe as sot e kësaj dite nuk e kanë marrë. Ky rast që përbën një precedent u bë problem deri te Avokati i Popullit, u krijua një korrespodencë e gjatë me Ministrinë e Financave dhe institutin e Sigurimeve Shoqërore, u duk sikur u vu në vijë por prapë ngeci. Pensionistët që kanë dalë në pension në këtë periudhë janë më të diskriminuarit. Kur bisedon me ta me të qeshur, por dhe më të pakënaqurit, me të drejtë thonë: “Jemi të 66-ës, s’pyet njeri për ne”. Për të qartësuar se në çfarë mase janë diferencat e pensioneve sipas periudhave të aplikimit të tyre, po japim pasqyrimin e mëposhtëm, duke marrë si shembull vetëm pensionin maksimal.

    Nr Pensionet e plota maksimale të pleqërisë sipas periudhave kohore Shuma e pensionit në lekë Diferenca

    Në Lekë

     

    Në %

     

    1 Pensione të lidhura nga 1 Janari 1997 deri sot 23123
    2 Pensione të lidhura deri në 30 shtator 1993 22335 788 3.4
    3 Pensione të lidhura nga 1 tetori 1993 deri 31 mars 1996 19673 3450 14.9
    4 Pensione të lidhura nga 1 prilli 1996 deri në 31 dhjetor 1996 18500 4623 20.0
             

    Siç u trajtua më lart, diferencat në pensionet e plota të pleqërisë kanë ardhur nga politika e diferencuar e rritjes së pensioneve deri në vitin 2000 dhe nga gabimet në  llogaritjen e shtesave nga instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ndërsa gjendja ngelet e tillë që nga qeveria demokratike gjatë këtyre 7 vite qeverisje nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e këtij problemi kaq të mprehtë e jetik për pensionistët. Dhe nuk është shaka të marrësh 15 deri 20 për qind më pak nga sa të takon. Nga pasqyra e mësipërme del se të dëmtuar padrejtësisht në masën e pensionit janë më të moshuarit. Janë ata që kanë dalë në pension deri në vitin 1996. Pra, më i vogli i tyre në moshë sot është 76 vjeç, më të madhin nuk e dimë.

    A duhet të presim akoma këta për të marrë atë që me ligje me vendime duhet ta kishin marrë, por për shkaqet e mësipërme nuk e marrin?

    Pra, edhe njëherë këta nuk kërkojnë rritje pensioni por duan atë që u takon dhe që padrejtësisht u është mohuar deri tani. Por sa janë këta ndaj gjithë pensionistëve të pleqërisë, që janë sot. Duhet thënë që në fillim se shumica e atyre që  janë dëmtuar financiarisht, nuk jetojnë më. Dhe po të kemi parasysh se 60 për qind e pensionistëve që kanë dalë në pension deri në fund të vitit 1996 marrin pension minimal , të cilët siç e kemi theksuar nuk kanë probleme, ata që duhen rregulluar nuk janë shumë dhe fatura financiare nuk është e madhe, aq sa të jetë problem për Buxhetin e Shtetit.

    Atëherë pse nuk zgjidhet, ku problem?

    Përgjigja është e qartë: Nuk ka vullnet nga ata që e kanë në kompetencë, deri tek qeveria që këtë padrejtësi që i bëhet këtyre pensionistëve, duhet ta kishte zgjidhur këtë padrejtësi që në vitin e parë të marrjes se pushtetit në vazhdim, por edhe si një detyrim nga qeverisja e mëparshme socialiste.

    Në përfundim, zgjidhja nga e llogaritjeve nuk është e vështirë. Ajo bëhet thjesht me anë të koeficientëve vetëm me një veprim (shumëzim).

    Ka edhe një kategori tjetër që marrin pension në masë të vogël jo për faj të tyre. Persona të kategorive të ndryshme, pas viteve ‘90 ngelën pa punë për shkaqe që nuk vareshin nga ato, por që i kishin plotësuar vjetërsinë e siguruar në punë, por jo moshën. Një pjesë për të mbijetuar u morën me punë të rëndomta ose hapën biznese të vogla duke derdhur kontribute minimale. Kur plotësuan moshën, si bazë u morën pagat dhe kontributet minimale pas vitit 1993 duke përfituar pensione minimale, duke u mohuar kontributin shumë vjeçar para vitit 1994. Edhe pse doli një ligj i posaçëm për rillogaritjen e pensioneve për këtë dhe kategori të tjera, këto nuk përfituan shtesë pensioni. Le të shpresojmë në zgjedhjen e shpejtë e të drejtë të këtij problemi që do të jetë edhe një gjest human, mbasi ka të bëjë me moshën e tretë, që do ta kalojnë të gjithë.