Pasaporta gjermane shumë e kërkuar, po si mund të merret? Ja kushtet bazë

    1561
    Sigal

    Gjermania1GJERMANI/ Pengesat që duhet të kapërcejnë emigrantët për të marrë pasaportën

    Kërkohen emigrantë me kualifikim të mirë

    Kushtet bazë

    Një emigrant duhet të ketë jetuar të paktën tetë vjet në Gjermani, duhet të mos jetë i dënuar për vepra penale dhe duhet të dëshmojë se fiton të ardhura të mjaftueshme për të mos qenë i varur nga ndihmat sociale

     Pengesat

    Emigrantët duhet të kapërcejnë shumë pengesa për të marrë pasaportën gjermane. Përveç njohjes së gjuhës ka pesë vjet që emigrantët duhet të kalojnë edhe një test të shtetësisë në qoftë se ata duan të bëhen gjerman.

    Cila kafshë është e paraqitur në stemën e Gjermanisë? Çfarë do të thotë “sovraniteti i popullit”? Këto ishin dy nga 33 pyetjet në të cilat Ketevan Jandieri u desh të përgjigjej në testin e mbajtur në shkollën profesionale në Bon për të fituar shtetësinë gjermane.

     Testi është i diskutueshëm

    Pesë vjet më parë, testi për shtetësinë gjermane u aplikua në mbarë vendin. Atëherë u zhvillua një debat i ashpër lidhur me kuptimin dhe moskuptimin e këtij testi. I formuluar vështirë, shumë pyetje të detajuara, ishin disa prej kritikave. Ndërkohë, ai është thjeshtuar në disa vende. Dhe me të vërtetë, numri i natyralizimeve ka rënë pas futjes së testit të shtetësisë. Por megjithatë vetëm për një kohë të shkurtër: Ka katër vite që numri i tyre po ngrihet përsëri. 112.000 ishin në vitin e kaluar, pesë për qind më shumë se në vitin 2011. Ndërkohë testi shihet sikur të ishte një test për patentë shoferi. Pas gjithë këtyre viteve njerëzit e konsiderojnë atë si diçka shumë normale. Njeriu duhet të dijë disa gjëra të rëndësishme për vendin ku do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Më shumë se 98 për qind e pjesëmarrësve arrijnë ta kalojnë atë.

     Gjermania nxit imigracionin

     Shumica e qytetarëve të rinj që kërkojnë pasaportë janë me origjinë turke, ky është dhe grupi më i madh i emigrantëve që jetojnë në Gjermani.

    Ndërkohë gjithnjë e më shumë emigrantë nga Evropa Jugore duan të bëhen gjermanë. Veçanërisht interesim i madh vërehet në radhët e emigrantëve nga vendet e eurozonës të përfshira në krizë: numri i grekëve të cilët kanë kërkuar pasaportën gjermane është ngritur vitin e kaluar përmbi 80 për qind, italianët ishin gati 30 për qind më shumë. Po ashtu është rritur numri i shqiptarëve dhe kosovarëve. Midis tyre janë shumë të rinj të mirë-arsimuar të cilët nuk arrijnë të gjejnë një vend punë në vendlindjen e tyre dhe shohin shanse më të mira në Gjermaninë më të fortë ekonomikisht.

     Kërkohen emigrantë me kualifikim të mirë

    Qeveria ka shtuar përpjekjet e saj për emigrantë të tillë me kualifikim të mirë. Kjo për faktin se Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar në shumë fusha. Disa lande gjermane angazhohen në mënyrë specifike që emigrantët të aplikojnë për pasaportën gjermane: Për shembull slogani “Po, unë dua” shihet në postera dhe fletushka në landin e Renanisë Veriore, Vestfalisë.”Ky është një mashtrim”, kritikon Kenan Araz. “Në mënyrë të pakuptimtë shpenzohen dhjetëra mijëra euro. Këto fushata mund t’i ndihmojnë ndonjë politikani, por jo njerëzve.

    Shumë më e rëndësishme do të ishte që këtyre emigrantëve të ju drejtohemi në gjuhën e tyre amtare. Kjo për faktin se deri tani vetëm çdo i dyti emnigrant i rritur ka pasaportë gjermane”.

     Natyralizimi nuk është i thjeshtë

    Edhe pse landet gjermane duan që numri i atyre që natyralizohen të jetë më i madh, prapëseprapë nuk është e lehtë marrja e një pasaporte gjermane. Testi i shtetësisë nuk është pengesa e vetme. Një emigrant duhet të ketë jetuar të paktën tetë vjet në Gjermani, duhet të mos jetë i dënuar për vepra penale dhe duhet të dëshmojë se fiton të ardhura të mjaftueshme për të mos qenë i varur nga ndihmat sociale. Përveç kësaj, është e nevojshme edhe njohja e mirë e gjuhës gjermane.