Pandeli Sotirin e hodhi bashkëshortja greke nga kati i tretë

    571
    Sigal

    Drejtori i parë i shkollës shqipe u vetëflijua pais I gjetën abetaren shqip në shtëpi

    Pandeli Sotiri gjeti vdekjen, duke u rrëzuar nga kati i tretë, i shtëpisë ku banonte. Disa thonë se e hodhën grekët, disa të tjerë thonë se u hodh vetë, pas situatave të vështira, në të cilat kaloi.  Por në të dyja rastet, gruaja e tij helene përmendet si fajtorja kryesore e vrasjes. Për vdekjen e tij përmenden dy shtete: Turqia dhe Greqia. Rilindasi Nuçi Naçi, ka shkruar se : “Pandeli Sotiri kishte grua greke, nga Fanari, ajo  e shtërngojti të largoheshe së këtejmi…Pandeliu u hoq në Stamboll, ku, pas ca kohësh, gjeti vdekje të tmerruar. E kishin flakur nga penxheret e shtëpisë ku rrinte, trekatësh.  Thonë se këtë vdekje të tmerruar ia përgaditi e shoqja dhe vjehrri…”. Sipas këtyre burimeve thuhete se: “Agjentët e patrikanës, që e flakën Pandeli Sotirin, nga dritarja e katit të tretë të banesës, zhduken bashkë me të, edhe lejën e Perandorisë për shkollën shqipe të Korçës”. Midis të tjerave thuhet gjithashtu se kisha greke kishte bërë për vete edhe gruan e Pandeliut! Sipash dëshmive të kohës, kjo grua ishte iniciatore edhe në largimin e Pandelit nga Korça dhe në vdekjen “aksidentale” të tij në Stamboll më 1981. ndërsa nga një burim tjetër mësohet se Pandeli Sotiri, vitet e fundit të jetës së tij, i kaloi i internuar në Selanik, por pa ditur për fundin tragjik, që po i përgatiste gruaja e tij, (që ishte me origjinë greke), së bashku me babanë e saj. Gruaja e tij, duke mos qenë dakord me veprimtarine atdhetare prej shqiptari të Pandeli Sotirit, e spiunon në një nga ditët kur ai kish qenë në shtëpinë e tij në Stamboll (Beshiktash), të gjitha materialet e punës së tij për abetaren shqipe. Në kohën që njerez nga kisha greke shkuan për të vepruar me dhunë kundër tij, rrëmbyer dhe shkatërruar dorëshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe për të mos rënë në dorë të tyre, si dhe për të evituar torturat, për të cilat ishte i sigurtë që do t’i ndodhnin, u hodh nga kati i tretë i ndërtesës ku banonte, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen më 1890. Kjo është edhe arsyeja përse shteti shqiptar asnjëherë nuk mundi dot të gjente eshtrat e këtij patrioti, sepse ai nuk u lejua të varrosej në varrezën e krishterë si të gjithë të tjerët, ngaqë kreu vetëvrasje, të cilën feja e krishterë nuk e pranon dhe e quan një mëkat. Ngjarja tragjike ka ndodhur diku mes 7 dhe 14 Majit të vitit 1892.

     Aktiviteti i Pandeli Sotirit

    Pandeli Sotiri lindi në vitin 1843 në fshatin Selçkë e Lunxhit të Gjirokastrës. Zuri vend në historinë e Shqipërisë si njëri nga pionierët e pare të gjuhës shqipe e, më pas duke u bërë theror i saj, si mësues e drejtor i parë i Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë më 1887. Në Qestorat studijoi në shkollën Normale në gjuhën greke. Edhe shqipen e mësoi aty, nga “mësuesi i mësuesëve”, patrioti Kostandin Hoxhi.  Në Vjenë diplomohet për mjekësi, por si mjek punoi pak kohë dhe ju kushtua shkollës shqipe.  U shqua edhe në fushën e publicistikës.  Drejtoi revistën “Drita” e “Dituria”.  Vlerë ka edhe puna në drejtim të botimeve shkollore. Në Stamboll, Austri, Egjipt, Rumani e kudo mundi, punoi për çështjen kombëtare e posaqërisht për hapjen e shqipes e botimeve të saj. Pandeli Sotiri qe njëri nga 2o patriotët shqiptarë, që mori pjesë në themelimin në Stamboll të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.  “Si përfaqësues i kësaj shoqërie, ai, së bashku me Jani Vreton, shkoi në Bukuresht dhe hapi degën e saj. Në gjysmën e dytë të shkurtit të vitit 1887, me të vëllanë, Koço Sotirin, u nis për në atdhe, me misionin e madh e historik të hapjes së: Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Treshja e e shenjtë e patriotizmit korçar e mbarëshqiptar: Cico Kosturi, Orhan Pojani, Thimi Marko, e pritën zemërhapur e sypërlotur. Pandeli Sotiri jepte mësim e drejtonte shkollën me armen ngjeshur në silahe, për tu mbrojtur fizikisht nga armiqtë e jashtëm dhe atyre që ishin vegël e tyre.  Sepse hapja e shkollës shqipe në Korçë dhe ajo nga i vëllai në Pogradec, e tërbuan reaksionin, grekoman dhe atë të Patrikanës së Stambollit. Në vendlindje nuk pati mundësi të hapte një shkollë shqipe, sepse u pengua nga persona të shitur tek grekët. E detyruan të largohet nga Korça, pa mbaruar viti i dytë i shkollës e u vendos në Stamboll.  Por Pandeli Sotiri s’mund ta merrte mend se po linte Korçës kujtimin dhe lamtumirën e fundit, e po shkonte drejt fundit të jetës së tij.

    Ish nxënësit dhe ata që e kan njohur, kanë shprehur mendimin dhe respektin më të lartë për Pandeli Sotirin.  Ja disa fragmente citimesh për të: “Ishte shumë i zgjuar, shumë i mësuar e patriot i vendosur”. “Ishte burrë serioz e i dashur, asnjëherë nuk dinte të nxehej me nxënësit”. Fshatarët e Lungjit e futën në këngë birin e tyre e Mësuesin e Popullit, Pandeli Sotirin: