Panairi i Punës, Veliaj: Eca vetë në politikë…e një përgjigje s’nuksave

    408
    “TIRANE – U çel në Pallatin e Kongreseve “Panairi i Punës 2015”, një pikë që shërben si lidhje mes punëdhënësve e punëkërkuesve dhe që këtë vit ofron 5 mijë vende pune në telekomunikacion, teknologji, ndërtim dhe sektorë të shërbimeve.
    Në fjalën hapëse të këtij panairi, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj zgjodhi t’i lë një një porosi zëvendësuesit të tij, kur shënojnë dhe pak orë nga dorëheqja nga ministria për t’iu përkushtuar më tej garës elektorale të 21 Qershorit si kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës.
    “Kam një porosi për ata që do të marrë stafetën e ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë: Gara jonë nuk është mes s’nuk-sat e 8 viteve që ikën, gara jonë është me këtë panair me standardin që kemi krijuar deri tani, me zyrat e punësimit, me fondin e punësimit dhe ne këtë garë e kemi me veten tonë”, tha Veliaj.
    Në këtë kontekst zoti Veliaj theksoi se vizioni i ministrisë që ai drejtoi për 1 vit e gjysmë janë standardet e vendosura nga mazhorancave dhe projektet e e “s’nuksave” siç Veliaj i referohet pushtetit paraardhës të djathtë i cili në 8 viteve sipas tij tha vetëm “nuk” për ndryshimet që kishte nevojë Shqipëria. 
    Veliaj: E nisa punën si kamarier. Respekt të rinjve që s’i vjen drejtorlliku nga qielli!
    Në fjalën e tij Veliaj foli edhe për rrugëtimin e tij të vështirë derisa arriti në postin e ministrit, duke i kthyer përgjigje kështu kritikave se ka ecur në politikë falë mbështetjes së kryeministrit Rama.
    “Unë punën e parë nuk e kam pasur ministër dhe as drejtues. Punën e parë e kam pasur edhe kamarier, edhe shitës ambulant, edhe fadromist për të hequr borën kur isha student dhe më vjen mirë që në këtë panair ka të rinj që besojnë te fabula e njerëzve që bëhen vetë, sesa si ai drejtori i Portokallisë, i cili në fakt është një parodi dhe jo një shembull suksesi që është në pritje që drejtorllëku t’i vijë nga qielli. Për të rinjtë që nuk i bëjnë bisht punës, që punojnë në hoteleri turizëm, që punojnë në call center, fason, banke edhe kompani sigurimesh, dua t’i them vetëm një fjalë; Respekt, Respekt! Sepse ka ardhur koha të tregojmë respekt për ata që janë gati të bëjnë çfarëdolloj pune sesa t’i bashkohen korit të s’nuksave që presin shpërblime pa bërë gjë. ka disa mënyra se si mund t’i përqasemi situatës jo të lehtë të ekonomisë dhe të punës: T’i përgjigjemi çdo sfide duke bërë diçka. Shërbimi Kombëtar i Punësimit i bashkohet atyre njerëzve që thonë se ne mund ta formalizojmë tregun, të bëjmë diçka”, tha Veliaj.
    Meta: Zyrat e Punës, model i vërtetë punësimi
    Ndërkohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta i pranishëm në këtë aktivitet, tha se Zyrat e Punësimit janë kthyer në model të vërtetë punësimi. Ai tha se ato nuk janë zyra për punësimin e miqve dhe të afërmve të deputetëve dhe ministrave. Në këtë linjë, ministri Veliaj paralajmëroi se së shpejti do të çelen Zyrat e Punës edhe në qytetin e Krujës dhe të Kukësit. 
    “Është tregues i një serioziteti, i një angazhimi konkret për të ndërmarë të gjitha ato reforma që tregojnë në mënyrë më të qartë që qeveria çështjen e punësimit e ka prioritet kryesor, prioritet numër një. Rrezultatet natyrisht do të kërkojnë kohën e tyre, ashtu si dhe rimëkëmbja ekonomike. Zyrat e punës janë shndëruar në instiucione të vërteta, duke fituar besimin e atyre që kërkojnë punë, janë kthyer në zyra pune model”, -tha Meta.
    Veliaj: Finalizohen negociatat për njohjen e pensioneve me Gjermaninë
    Gjatë ceremonisë së çeljes së Panairit të Punës ministri Veliaj mori lajmin se u arritën negociatat e fundit me Gjermaninë për njohjen e pensioneve mes dy vendeve. “Homologu gjerman do të vijë në vjeshtë për të firmosur këtë marrëveshje, -tha Veliaj, -për të transferuar vitet e pensionit në mënyrë që askujt të mos i shkojë dëm asnjë vit pune”.
    Krenari e Veliajt gjatë udhëheqjes së ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisië mbeten shkollat profesionale.
    ​“E 6-fishuam në 18 muaj Fondin e Punësimit. Jam krenar për ata që kanë zgjedhur arsimin profesional. Kemi marrë një kthesë jetike në këtë sektor. Shumë nga të rinjtë kanë zënë punë ende pa mbaruar shkollën. Prindërit të marrin një vendim të drejtë këtë verë, kjo krijon punësim më shumë se fabrikat e diplomave që këto 18 muaj janë mbyllur”, tha Veliaj.
    Reforma në punësim ka qenë një nga prioritetet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku përgjatë vitit të shkuar numri i personave të siguruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore u rrit me 93 mijë, një pjesë e të cilëve të punësuar në vende të reja pune, dhe një pjesë që kishin punuar pa u siguruar. 
    Sigal