Opozita voton kundër/ Nuk miratohen kandidatët e KLGJ dhe KLP

572
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar votimet për projektligjet në rendin e ditës, ndër të cilat ka qenë edhe miratimi i listave për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e lartë të Prokurorisë. Këto dy lista nuk janë miratuar pasi siç e kërkon rregullorja duhen 90 vota pro. Për këshillin e lartë të Gjyqësorit u votua 64 vota pro, 1 kundër dhe të tjerat abstenim, e ndërsa për KLP-në u votua 71 vota pro. Brenda 48 orëve duhet të mblidhet komisioni për ta bërë sërish listën, mbledhja pritet që të bëhet sot, pasi të shtunën opozita është e angazhuar në protestë. Nëse nuk miratohet me konsensus, kjo listë do i dërgohet sërish Kuvendit për 93 vota. Por nëse sërish do të dështohet, atëherë komisioni ‘ad hoc’ do e bëjë për herë të tretë listën, e cila do të quhet e miratuar pavarësisht votave.
Sigal